Në librat e Flori Kasaj, personazhet ngjallin kureshtje dhe çdo rrëfim kthehet në një udhëtim të ri. Nga ketrushët guximtarë te bletët e zellshme të parkut dhe nga fëmijët e vezës së dinozaurit te astronautët e vegjël në univers, fëmijët zbulojnë botë të mbushura me fantazi, dije dhe aventura.
Nga pasioni për shkencën te dashuria për librat
Diplomuar në "Fizikë" në Universitetin e Tiranës. Pasioni për edukimin e çoi drejt letërsisë për fëmijë.
Flori Kasaj është një autor shqiptar i letërsisë për fëmijë që vjen nga bota e shkencës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fizikë, ai ka sjellë në letërsi një ndërthurje të veçantë të imagjinatës dhe dijes.
Libri i tij i parë, Andrushi (2022), u vlerësua menjëherë nga kritika dhe fitoi çmime. Që atëherë ka botuar serinë e Andrushit, novela fantastiko-shkencore dhe aventura edukative për natyrën. Gjithashtu, është studiues i letërsisë, kritik letrar dhe aktiv në veprimtari të ndryshme kulturore.
Certifikuar në Shkollën e Shkrimit Krijues të udhëhequr nga Roberto Ferrucci. Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë për të Rinj 2026. Për 3 vite anëtar (dhe së fundi kryetar) i Jurisë së Fondit të Krijimtarisë “Libri për Fëmijë”, ku janë shqyrtuar dhjetëra vepra dhe janë përzgjedhur tituj për mbështetje financiare nga QKLL. Ai beson se libri është mision: zgjon kureshtjen, formon mendimin kritik dhe lë gjurmë që shoqërojnë fëmijën gjatë gjithë jetës.
Vlerësime që flasin për cilësinë e veprës
Gjashtë botime — kliko për detaje dhe blerje
Për takime, bashkëpunime në shkolla dhe aktivitete të ndryshme letrare
Flori Kasaj e mirëpret çdo mundësi për t'u takuar dhe bashkëbiseduar me fëmijët, prindërit dhe mësuesit, duke ndarë me ta histori, përvoja dhe dashurinë për librin. Librat e tij gjenden në çdo librari në Shqipëri, Kosovë, diasporë dhe në platforma online.